Humb jetën tragjikisht 16 vjeçari nga Prizreni

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa minutave në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Në një fabrikë të stiroporit në vendin e punës ka humbur jetën një 16 vjeçar.

Lajme

30/06/2018 15:25

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore,  ka vdekur në vendin e punës”, tha policia, raporton Gazeta Express.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Siç mëson Express, makina e stiroporit ka qenë fatale për të miturin, gjatë punës me të makina i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse atij.

Mësohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.

Numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e punës është duke u rritur si dukuri në vendin tonë.