Humb jetën punëtori 30 vjeçar, ra nga kati i 7-të i ndërtesës

Një 30 vjeçar sot ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në Ferizaj, ku po punonte. 

Lajme

29/11/2014 18:51

Sot rreth orës 15:10 në rrugën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka humbur jetën një punëtor.

Ekipi mjekësor sipas FerizajPress, në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e 30 vjeçarit.

Policia e cila e ka konfirmuar rastin, ende nuk i ka bërë të ditur shkaqet që kanë ndikuar në rënien nga ndërtesa të 30 vjeçarit. (lajmi.net)