Humb jetën personi që u vetaksidentua në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka humbur jetën një person pasi u vetaksidentua.

Lajme

24/12/2018 11:52

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Prizrenit.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion. /Lajmi.net/