Humb jetën një person në aksident trafiku

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zveçan.

Lajme

25/02/2016 17:04

I njëjti  derisa ishte duke drejtuar veturën Mercedes nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë nga rruga ku është aksidentuar në pjesën e kundërt të rrugës në një shkëmb me ç’rast i njëjti ka rënë nga vetura.

Siç raporton Policia, si pasojë e lëndimeve, i dyshuari ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë./lajmi.net