Humb jetën një motoçiklist serb, Shtërpcë

Një person i komunitetit serb për shkak se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka shkaktuar një aksident, ku ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.

Lajme

08/09/2014 12:22

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Popovc të Shtërpcës, derisa motoçiklisti serb ka kaluar në shiritin e majtë të lëvizjes, me ç’rast është përplasur me një automjet tjetër -Kombi me targa lokale që drejtohej nga viktima shqiptar. 

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjareve për ceremoni mortore.