Humb jetën një 40 vjeçar në rrugën Skenderaj-Vushtrri

Si pasoj e një aksident trafiku ka humbur jetën një 40 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Skenderaj- Vushtrri, në fshatin Baks.

Lajme

21/11/2014 20:48

Policia ka bërë të ditur se në aksident ishte e përfshirë një veturë civile me të cilën po udhëtonin drejtuesi F. H. 44 vjeç’ dhe pasagjeri A.S. 40 vjeç’, dhe si pasojë  e lëndimeve, pasagjeri ka mbërritur pa shenja jete në QKUK. Ndërsa drejtuesi i veturës i cili ka pësuar lëndime trupore, po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, dhe raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për ketë.

Nga hetimet e para te bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, si shkaktar dyshohet  të ketë qenë pakujdesia drejtuesit te veturës i cili përnjëherë humb kontrollin ndaj automjetit dhe si pasojë del nga rruga në drejtim të lëvizjes në anën majtë godet një shtyllë elektrike. (lajmi.net)