Humb jetën kushërira e Zayn Malik (Foto)

Kushërira e Zayn Malik ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një tumor në tru në moshën 5 vjeçare.

ShowBiz

28/03/2017 18:37

Familjarët e ish pjestarit të ‘One Direction’ kanë postuar në rrjetet e tyre sociale dedikime për Arshiyan.

Mamaja e saj Zileh Malik ka shpërndarë një fotografi në ‘Instagram’ dhe ka shkruar: ‘Një ëngjëll shkruajti në librin e jetës datën e lindjes të fëmijës tim, më pas u zhduk dhe libri u mbyll…”Shumë e bukur për këtë botë”.

Njëkohësisht dhe motra e vogël e Zayn ka shkruajtur: ‘U prehsh në paqe princeshë e bukur, Qofsh e xhenetit”.

Arshiya është diagnostifikuar me kancer që para disa kohësh por nuk mundi t’ja dal mbanë kësaj beteje.