Humb jetën aktori Paul Walker

Aktori amerikan Paul Walker e ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti të rëndë automobilistik të pësuar në Los Angeles të SHBA-ve. Vetura e tipit Porsche, e cila vozitej nga shoku i tij, me një shpejtësi marramendëse, është për plasyr me një pemë dhe është përfshirë menjëherë nga flakët. Lajmin e ka konfirmuar…

ShowBiz

01/12/2013 10:26

Aktori amerikan Paul Walker e ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti të rëndë automobilistik të pësuar në Los Angeles të SHBA-ve. Vetura e tipit Porsche, e cila vozitej nga shoku i tij, me një shpejtësi marramendëse, është për plasyr me një pemë dhe është përfshirë menjëherë nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar stafi i aktorit të filmit “Fast & Furious”, përmes rrjetit social, Facebook. “Me zemër të copëtuar konfirmojmë vdekjen e Paul Walker gjatë një aksidenti të tmerrshëm rrugor. Ishte në bordin e një makinë me mikun e tij dhe të dy humbën jetën”. Walker ishte 40 vjeç.