Humb jetën 57 vjeçari nga Vrella e Istogut, bie në pus

Një person i moshës 57 vjeçare, ka humbur jetën pasi raportohet se u mbyt pasi ra në një pus në Vrellë të Istogut.

Lajme

17/07/2018 18:23

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga zyra rajonale për informim e Policisë së Pejës, teksa ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve nga Policia dhe zjarrfikësit për ta shpëtuar atë, personi është nxjerrë mbrëmjen e së hënës nga pusi pa shenja jete.

Mjekësia ligjore pritet se shpejti të hetojë rastin ndërsa prokuroria po vazhdon me procedura të mëtutjeshme.