Humb Dortmund, bashkë me Leverkusenin

Borussia Dortmund nuk po sheh dritë me sy. Nënkampioni i Bundesligës pësoi një tjetër disfatë në shtëpi, kësaj radhe nga Hertha Berlin, me rezultat 1:2. Marco Reus e kaloi Dortmundin në epërsi pas shtatë minutash lojë, mirëpo mysafirët përmbysën gjithçka në vazhdim të pjesës së parë. Adrian Ramos e barazoi rezultatin pas 23 minutash lojë,…

Sport

21/12/2013 16:25

Borussia Dortmund nuk po sheh dritë me sy. Nënkampioni i Bundesligës pësoi një tjetër disfatë në shtëpi, kësaj radhe nga Hertha Berlin, me rezultat 1:2.

Marco Reus e kaloi Dortmundin në epërsi pas shtatë minutash lojë, mirëpo mysafirët përmbysën gjithçka në vazhdim të pjesës së parë.

Adrian Ramos e barazoi rezultatin pas 23 minutash lojë, kurse krejt në fund para intervalit, Sami Allagui e kaloi Herthan në epërsi, të cilën e ruajtën me sukses edhe në vazhdim, duke gjunjëzuar Dortmundin.

Bashkë me ta, edhe Bayer Leverkusen – rivali tjetër i Bayern Munichut në garë për titullin e kampionit – pësoi humbje në udhëtim te Werder Bremen me rezultat minimal 1:0.

Santiago Garcia shënoi golin e fitores për Werderin në minutën e 74-të.

Bayern, që nuk zhvilloi ndeshje pasi do të luajë sonte kundër Raja Casablanca në finalen e Kampionatit botëror për klube kryeson me 44 pikë, i përcjell nga Leverkusen me 37 dhe Dortmund me 32.