Humb 7 vjeçari në pyll, prindërit e ndëshkuan se u soll keq

Në Japoni, kanë hyrë në ditën e katërt kërkimet për fëmijën e humbur, lënë në mes të pyllit të arinjve nga vetë prindërit e tij, për ta ndëshkuar.

Bota

31/05/2016 17:30

Ndërsa kërkuesit vazhdojnë të kërkojnë hap pas hapi një pyll për 7-vjeçarin humbur që prej të shtunës pasdite, në rrjetet sociale ka shpërthyer zemërimi ndaj prindërve të tij që rrëfyen se e kishin braktisur në një rrugë pylli se ishte sjellë keq.

Policë me kuaj ishin ndër 130 shpëtuesit që po rrahin zonën malore pëllëmbë për pëllëmbë në ishullin verior Hokkaido për vogëlushin Yamato Tanooka, transmeton Syri.net.

Femija e humbur

Prindërit e tij thanë se ai ishte zhdukur ndërsa familja mblidhte bariste të egra, por më pas ata pranuan në polici se e kishin lënë në rrugë për ta disiplinuar sepse ai u hidhte gurë njerëzve dhe makinave.

Ata thanë se ikën nja 500 m me makinë, por pastaj kur u kthyen ai ishte zhdukur.

Zona është aq e thellë sa banorët e rajonit rrallë kalojnë përmes saj.

“Ne kemi bërë një gjë të pafalshme për fëmijët tonë dhe kemi shkaktuar kaq probleme për njerëzit, “tha babai i Yamato-s për mediat. “Unë vetëm shpresoj se ai ka shpëtuar.”

Mijëra njerëz  në rrjetet sociale nisën të luten që Yamato të shpëtoj në një zonë ku natën tempraturat bien deri në 7 gradë celcius. Një shi i madh është parashikuar natën e së martës dhe djali është i veshur vetëm nje bluzë me mëngë të shkurta dhe xhinse.

Policia duke kerkuar femijen

“Kur unë e mendoj atë të vetëm në pyll, më dhemb zemra, “ shkruan dikush në rrjetet sociale. Por shumica e njerëzve i kan qortuar prindërit si të pakujdesshëm.

“Nëse ai vërtet ishte duke hedhur gurë në makina, që tregon se nuk kishte shumë disiplinë, gjithsesi, por nga ana tjetër, as shumë dashuri,” tha një person.

“Pavarësisht nga rezultat, kjo është neglizhencë e prindërve. Është ftohtë në malet e Hokakaiod-s dhe kam dëgjuar se ka dhe arinj,” shtoi një tjetër.