Humb 58 vjeçari Nusret Habibi në Zhabar të Mitrovicës

58 vjeçari Nusret Habibi nga fshati Zhabar në Mitrovicë, ka humbur që nga dita e mërkurë.

Lajme

07/06/2018 21:22

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Nusreti ka dalë nga shtëpia në orën 09:00 mëngjesin e së mërkurës, për t’u larguar në drejtim të panjohur.

Njëherit ata kanë bërë thirrje për të gjithë që mund të kenë ndonjë informatë të kontaktojnë në numrin 049 421 896.