Humb 55 kg, por ja çka i shpëton jetën! (Foto)

Nikola vuajti nga një çrregullim fizik që pothuajse e vrau. Ajo u fokusua në diçka të re: ushtrimet fizike. Tani, jeta e saj ka ndërruar plotësisht, nga një anoreksike është kthyer në kampione bodubuilder.

Fun

24/04/2017 15:24

24 vjeçarja Nikola King ka përjetuar një transformim pas gjashtë viteve problemi me trupin e saj, transmeton lajmi.net

Në moshën 16 vjeçare, Nikola filloi të jetë e vetëdijshme për imazhin e saj. Pavarësisht faktit se ajo kishte qenë gjithmonë e hollë, ajo ka pasur oreks të shëndetshëm, dhe kështu u obsesionua me kontrollin e marrjes së kalorive.

Kjo çoi në zbritjen e peshës së saj, duke e bërë anorekse të tmerrshme, transmeton lajmi.net

Ajo ushtroi tepër për të djegur çdo kalori që konsumonte.

Për tre javë, ajo nuk pinte ujë fare. Kështu, ajo ra në peshën 25 kg, kështu që filloi të ketë probleme serioze shëndetësore.
U pranua në njësinë e kujdesit intensiv, qëndroi goxha kohë.

Flokët e saj filluan të bien, cikli menstrual iu ndal, organet e saj jetësore filluan të mbyllen.

Mjekët ju kishin thënë prindërve të saj se ajo nuk do të jetonte. Sëmundje ishte shumë e fortë dhe gjithnjë mjekët përpiqeshin që ta ushqejnë me tub.

Megjithëse ishte vetëm lëkurë e eshtra, Nikola mrekullisht mbijetoi. Pas gjashtë muajve ushqimi me tub, ajo u lirua nga spitali.

Pasi kapërceu trazirat e saj, Nikola vendosi që t’i kthehej jetës normale. Ajo filloi të hajë shëndetshëm dhe të shkojë në palestër.

U interesua shumë edhe për ndërtimin e trupit dhe pas 18 muajsh trajnim, vendosshmëria e saj u pagua.

Ajo gjithashtu në moshën 24 vjeçare u kurorëzua si kampione në kategorinë më të mirë të transformimit të trupit. /Lajmi.net/