Human Rights Watch: Refugjatët po trajtohen si kafshë në kampin hungarez (VIDEO)

Një video e publikuar disa orë më parë në BBC shihet gjendja e emigrantëve të cilëve po i gjuheshin çantat me ushqim në kampin hungarez në kufi me Serbinë.

Bota

11/09/2015 13:43

Një grua austriake e cila bëri videon tha se emigrantët po trajtoheshin sikur kafshë, ndërsa u bëri thirrje shteteve evropiane që t’i hapë kufijtë e tyre.

Drejtori emergjent i “Human Rights Watch” tha se emigrantët janë duke u mbajtur si “bagëti në stallë”, raporton lajmi.net.

E gjitha erdhi kur ministrat e Evropës Qendrore përsëri refuzuan një sistem kuotë të detyrueshme për ndarjen e emigrantëve.

“Ne jemi të bindur se si vende ne duhet të mbajmë kontrollin mbi numrin e atyre që ne jemi në gjendje për t’i pranuar dhe pastaj tu ofrojmë atyre mbështetje”, tha Ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek në një konferencë shtypi me homologët e tij hungarez, polak dhe sllovak.

Komisioni Evropian, me mbështetjen e Gjermanisë, kërkon që 160.000 azilkërkuesit në vit të ndahen midis anëtarëve të BE./lajmi.net.

YouTube player