Human Care me projekt vetëdijesues rreth kancerit të gjirit

Organizata Human Care ka filluar impelmentimin e projektit "Vetëdijesimi i grave rreth kancerit të gjirit dhe teknikave të vetëkontrollimit dhe edukimi i mbajtjes së higjienës trupore dhe orale tek fëmijët e komuniteteve Egjiptas, Ashkali dhe Romë në Komunën e Fushë Kosovës".

Lajme

10/03/2018 22:34

Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes së femrës në shoqërinë kosovare mbi rrezikun e kancerit të gjirit sidomos të grupeve të margjinalizuara.

Vetëdijesimi i grave për diagnostikim të hershëm do të ndikojë në trajtim të mëhershëm.

Sipas Institutit të Onkologjisë numri femrave të prekura nga kjo sëmundje cdo vit është në rritje. Në shtatëmujorin e parë të vitit të kaluar 185 gra janë diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra.

Sipas OBSH-së çdo vit 8,8 milionë njerëz vdesin nga kanceri e shumica prej tyre janë nga vendet me të ardhurat e ulëta dhe të mesme.

Ky projekt u financa nga Komuna e Fushë Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Organizata “Human Care” e cila është edhe implementuese e projektit.