Hulumtimi ka zbuluar kur është çasti më i mirë për ngjizje: Marrëdhënia seksuale tani për tani bën dallim të madh! – Lajmi.net
Hulumtimi ka zbuluar kur është çasti më i mirë për ngjizje: Marrëdhënia seksuale tani për tani bën dallim të madh!
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 11:10, 27 July 2018
Një studim i hollësishëm ka arritur deri te të dhënat shumë interesante.

Çiftet të cilët dëshirojnë të lindin bebe, marrëdhëniet duhet t’i kenë para orës 07:30, madje në muajt e pranverës, pasi që atëherë shanset për ngjizje janë më të mëdha, kanë treguar rezultatet e hulumtimit më të ri.

Shkencëtarët kanë konstatuar që spermatozoidet kanë “orën e tyre të brendshme” dhe janë “më të shpejtë” në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i bërë në Zvicër ka treguar që spermatozoidet janë më të shëndetshme, dhe morfologjikisht më të mirë gjatë muajve mars, prill dhe maj, kështu që shanset për shtatzëni janë më të mëdha në këta muaj.

Ekspertët e Spitalit Universitar të Cyrihut kanë analizuar spermogramet e 7.068 meshkujve të moshës midis 25 dhe 40 vjeç, të cilët i janë nënshtruar ndonjë tretman për rritje të fertilitetit.

Është verifikuar koncentrimi, numri i përgjithshëm i spermatozoideve, lëvizshmëria e tyre dhe ndërtimi.

– Ka rezultuar që cilësia e spermatozoideve oscilon edhe gjatë ditës edhe gjatë vitit. Mostrat e grumbulluara në orët e hershme të mëngjesit kanë pasur cilësi më të mirë, andaj marrëdhënia në atë kohë është njëra ndër mënyrat natyrale që të shtohen shanset për ngjizje – thotë dr. Brigit Leners, e cila e ka udhëhequr këtë hulumtim.

Mirëpo, këto gjetje janë të rëndësishme edhe për çiftet, të cilat janë në ndonjë prej procedurave të ndihmës biomedicinale të ngjizjes.

Mostrat e marra në pranverë gjatë muajve mars, prill dhe maj kanë qenë më të mira sesa ato të marra gjatë muajve të tjerë të vitit dhe kanë pasur koncentrim më të lartë të spermatozoideve, ndërsa gjatë verës koncentrimi i tyre ka qenë dukshëm më i vogël.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO