Hulumtim – Cikli menstrual krijon dhimbje po aq sa sulmi në zemër

John Guilebaud, profesor i shëndetit në një universitet në Londër, zbuloi këtë javë se dhimbjet e ciklit menstrual janë po aq të mëdha sikurse një sulm në zemër.

Fun

20/02/2016 00:07

Ai tha: “Burrat nuk e kuptojnë atë dhe nuk i është dhënë rëndësia që duhet të ketë. Unë besoj se është diçka që duhet të marrë kujdesin më shumë  se çdo gjë tjetër në mjekësi. ”

Dr Imogen Shaw, një i specializuar në kujdesin shëndetësor të grave, i përshëndeti komentet e tij, duke thënë se dhimbjet e mujorëve nuk janë hetuar aq sa duhet, shkruan TheIndependent, transmeton lajmi.net.

Është e jashtëzakonshme sa pak mjekësia  angazhohet për të hulumtuar rreth ciklit menstrual. Edhe pse vitet e fundit është parë të jenë rreth ciklit menstrual përmes fushatave të mediave sociale.

Hulumtimet e pakta që janë  bërë rreth ciklit kishin të bëjnë vetëm në parandalimin e veçantë të dhimbjes ose lehtësimin e saj dhe pajisje të tilla si tamponet, peshqirët sanitarë etj.

Nuk janë vetëm dhimbjet e ciklit menstrual tek gratë që janë marr shumë pak seriozisht, duke injoruar dhimbjen e grave, por kjo është një praktikë në krejt mjekësinë.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se dhimbja e grave është marrë shumë më pak seriozisht nga mjekët në përgjithësi, përcjellë lajmi.net.

Burrat presin një mesatare prej 49 minutash para se të trajtohen për dhimbje të barkut. Për gratë, pritja është 65 minuta për të njëjtat simptoma.

Është menduar se kjo është për shkak se gratë thuhet se i ekzagjerojnë dhimbjet dhe duke qenë “dramatike” për shkak të stereotipeve seksiste./Lajmi.net.