Hull turpëron Liverpoolin

Hull City e befasoi Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë. Në një ndeshje ku vendasit u paraqitën mjaft mirë kurse mysafirët e vuajtën shumë mungesën e sulmuesit të lënduar Dany Welbeck, pikët e plota i takuan nikoqirit. Jake Livermore kaloi Hullin në epërsi pas 20 minutash…

Sport

01/12/2013 15:59

Hull City e befasoi Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.

Në një ndeshje ku vendasit u paraqitën mjaft mirë kurse mysafirët e vuajtën shumë mungesën e sulmuesit të lënduar Dany Welbeck, pikët e plota i takuan nikoqirit.

Jake Livermore kaloi Hullin në epërsi pas 20 minutash lojë, kurse rezultatin e barazoi Steven Gerrard. Mirëpo, Hull realizoi edhe dy herë të tjera pas intervalit, nëpërmjet David Meyler dhe iu falënderua autogolit të mbrojtësit Martin Skrtel për fitoren e madhe.

Kjo disfatë është një goditje e fuqishme për shpresat e Liverpoolit në garë për kreun e tabelës pasi skuadra e menaxherit Brendan Rodgers mbetet shtatë pikë prapa liderit Arsenal.