Hulk transferohet në Premierligë

‘The Sun’ sot ka raportuar se Chelsea dhe Manchester City, janë në ‘pole position’ për të nënshkruar me Hulk.

Sport

17/11/2017 20:56

Sulmuesi brazilian Hulk, mund të rikthehet në Evropë.

Ish sulmuesi i Zenit, mund të lë futbollin kinez, respektivisht skuadrën e Shangai, për t’u rikthyer në Evropë, ku po kërkohet në Premierligë.

‘The Sun’ sot ka raportuar se Chelsea dhe Manchester City, janë në ‘pole position’ për të nënshkruar me Hulk.

Hulk gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Brazilit
Hulk gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Brazilit

31 vjeçari i është bashkuar Shangait një vit më parë, dhe në 31 paraqitje ka shënuar 18 gola.

Në karrierën e tij, Hulk ka qenë pjesë edhe e Portos, për të cilën skuadër ka shënuar mbi 50 gola./Lajmi.net/