Hulk ka punë në Londër

Sulmuesi i Zenit St Petersburgut, Hulk ka publikuar një fotografi në Instagram ku ai së bashku me menaxherin e tij Teodoro Fonseca, udhëtojnë drejt Londrës për çështje të punës. “Jemi nisur drejt Londrës për të punuar së bashku me menaxherin dhe shokun tim Teo”, ishte komenti i shkruar nga sulmuesi brazilian në rrjetin e famshëm…

Sport

11/03/2014 18:30

Sulmuesi i Zenit St Petersburgut, Hulk ka publikuar një fotografi në Instagram ku ai së bashku me menaxherin e tij Teodoro Fonseca, udhëtojnë drejt Londrës për çështje të punës.

“Jemi nisur drejt Londrës për të punuar së bashku me menaxherin dhe shokun tim Teo”, ishte komenti i shkruar nga sulmuesi brazilian në rrjetin e famshëm social.

Kush e di se për çka bëhet fjalë. Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit nga mediet britanike, Hulk mund të jetë në bisedime me Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi brazilian tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga klubi rus, ndërsa duket se kjo do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.

Tottenham edhe më parë kishte shprehur interesim për shërbimet e tij, por asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër angazhimit të tij se sa që duket të jetë tani.