Hulk i frikësohet Belgjikës së Januzajt

Braziliani Hulk ka kërkuar kujdes nga Belgjika e Adnan Januzajt dhe Uruguai, për të cilat mendon se mund të befasojnë gjatë Botërorit. Ndërkohë, sulmuesi i rrezikshëm i ka treguar edhe favoritët e tij për këtë eveniment.

Sport

02/06/2014 20:18

Sulmuesi i Brazilit, Hulk ka folur për Botërorin e ardhshëm dhe për rivalët që janë në luftë për titull, duke shpjeguar se iu frikësohet edhe dy skuadrave që nuk e nisin këtë eveniment si favoritë si Uruguai e Belgjika e Adnan Januzajt.

“Kundërshtarët tanë do të provojnë gjithmonë të mbrohen shumë, duke e pasur parasysh se ne, duke luajtur në shtëpi, duhet të shkojmë përpara. Njëjtë siç ka ndodhur në Kupën e Konfederatave”, ka deklaruar Hulk për shtypin brazilian.

“Spanja, Gjermania, Italia, Holanda e Argjentina, janë skuadrat që, së bashku me ne, kanë më së shumti mundësi për të fituar, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë as Belgjikën e Uruguain, që mund të befasojnë”, përfundoi përfaqësuesi brazilian.