Huliganët serbë ‘rrethojnë’ vendin ku do të luaj Kosova kundër Serbisë në hendboll /VIDEO

Tifozët serb ultra kanë paralajmëruar shkuarjen në ndeshjen e sotme të hendbollit të përfaqësueseve U20 mes Serbisë dhe Kosovës edhe pse organet përgjegjëse për shkaqe sigurie kanë ndaluar praninë e tyre.

Lajme

23/03/2018 13:47

Mediat serbe kanë raportuar se tifozët serbë kanë kënduar këngë para kampit të hendbollisteve kosovare, por Federata ka thënë se këngët “Kosova është e jona” nuk janë dëgjuar në këtë kamp dhe sipas saj, tifozët kanë qenë shumë larg qendrës.

“Shihemi sot”, kanë paralajmëruar huliganët serbë, shkruan lajmi.net.

Në “Kovilovo” do të vendoset policia që të mos lejojë hyrjen e tifozëve.

Hendbollistet tona do të takohen në orën 16:00 në qendrën sportive “Kovilovo” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /Lajmi.net/

YouTube player