Huliganët rusë, kërcënime me vdekje për tifozët e Anglisë

Huliganët rusë paralajmërojnë tifozët e Anglisë që do të shoqërojnë kombëtaren e tyre në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë, se do të dorëzojnë veten para një dënimi me vdekje.

Sport

09/04/2018 23:32

Ultrasit rusë janë duke u organizuar në rrjetin social rus “VKontakte”, duke premtuar se do ta kthejnë në ferr Kupën e Botës.

Reagimi ka ardhur pas një deklarate të fundit nga FIFA, ku shprehej bindja në aftësinë e Rusisë për të garantuar sigurinë e tifozëve.

Një grup i quajtur “Russian Hooligans” thurin plane në rrjetin social se si të përplasen me tifozët anglezë. Ata shkruajnë se do të joshin anglezët në qytetin e vogël të Reutov, pasi aty do të ishin një pre më e lehtë për ta.

“Mirë. Ju doni luftë, atëherë do ta keni atë. Lufta është në gjakun tonë”, shkruan një anëtar në këtë grup.

Muajin e kaluar, tifozët rusë të Spartak Moscow krijuan tensione duke u përplasur me policinë në Bilbao të Spanjës, ku një polic mbeti i vdekur pas një ataku në zemër.