The Huffington Post: Lufta kundër radikalizmit islamik dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Ky artikull flet për rritjen e radikalizmit islamik dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Gjithashtu propozon strategji për de-radikalizim nga strukturat shtetërore të Kosovës, shoqëria civile, figurat religjioze, e gjithashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme

15/03/2016 14:37

Burimet për shkrimin e këtij artikulli janë marr nga ‘Raporti  për shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak’ (Qendra e Studimit për Siguri në Kosovë, prill 2015), transmeton lajmi.net.

Zbulimet

Qeveria e Kosovës i ka konfirmuar 232 raste të kosovarëve që u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri dhe Irak (qysh nga janari i vitit 2015). Numri i vërtetë mund të konsiderohet si shumë më i lartë. Për kokë banori, Kosova e ka numrin më të lartë të xhihadistëve sesa çdo shtet tjetër. Rreth 60 kosovarë thuhet të jenë vrarë në Siri ose Irak.

Në vitet e 1980-90’ta, kosovarët ishin motivuar nga një ideologji nacionaliste. Sidoqoftë, islamizmi ka qenë në rritje qysh nga intervenimi i NATO-së në vitin 1999. Kosovarët e radikalizuar zakonisht e adoptojnë një ideologji ‘tekfir’, e cila i shtrembëron mësimet e Islamit dhe nxit dhunë.

Rekrutët e ISIS-it zakonisht vijnë nga familje të varfra e rurale në Kosovë. Rreth 40% e kosovarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak kanë pasur dosje kriminale në Kosovë.

Qysh nga gushti i vitit 2014, 80 kosovarë janë arrestuar gjatë rikthimit të tyre nga territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik ose janë arrestuar për rekrutimin e kosovarëve për kauza të ISIS-it. Nga këta, 60% e tyre janë liruar. Disa janë në arrest shtëpiak ose të monitoruar nga autoritetet. Pjesa tjetër janë plotësisht të lirë në aktivitetet e tyre. Përderisa kundërpërgjigja e policisë është përmirësuar dukshëm së fundmi, mungesa e përfshirjes së institucioneve tjera shtetërore kontribuon për këtë radikalizim.

Bashkësia Islamike e Kosovës (BIK) është e dobët dhe jo efektive. Ajo dështon të prodhoj njohuri religjioze dhe shkollore që mund të kishin pasur efekt të zbutjes. Gjithashtu edhe e minimizon potencialin për ekstremizëm të dhunshëm mes të rinjve, duke kontribuar për radikalizim.

Interneti dhe rrjetet sociale janë burime të radikalizmit. Kosova ka një përqindje të lartë të përdoruesve të internetit. 76.62% e kosovarëve ep përdorin internetin. Nga këta, 53.66% janë nën moshën 30 vjeçare. Nxitja e urrejtjes dhe gjëra tjera rreth islamit të dhunshëm janë të shpërndara në rrjete sociale.

Shkaktarët

Gjendja ekonomike kontribuon për radikalizim. Kosova është një nga shtetet më të varfra në Evropë. Mbi të gjitha, papunësia është rreth 40%. Rinia janë më së shumti të goditur nga kjo ekonomi e stagnuar e Kosovës. Ata nuk kanë punë dhe s’kanë as shpresa për të ardhme.

Sistemi i dobët i edukimit në Kosovë dhe përqindja e lartë e atyre që e lënë shkollën, gjithashtu kontribuojnë për radikalizim. Për kokë banori shpenzimet në edukim janë shumë më të vogla sesa në çdo shtet tjetër në regjion.

Imamët tekfir e nxisin radikalizmin tek të rinjtë përmes predikimeve të tyre. Xhamitë dhe format tjera alternative jo institucionale përdoren për shpërndarjen e ideologjisë radikale, si dhe për rekrutim.

Rezultatet zhgënjyese nga dështimet e Kosovës për të fituar njohje globale si shtet i komunitetit ndërkombëtare. Deri tani, vetëm 112 shtete e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Rinia është e izoluar. Dështimi i Bashkimit Evropian për të filluar liberalizimin e vizave për Kosovës është ndër faktorët se përse ata janë të izoluar.

Strukturat shtetërore të Kosovës janë të dobëta për shkak të qëndrimit jo stabil politik, korrupsionit dhe pa aftësisë. Opstrukcionizmi politik i Serbisë i përkeqëson këto frustrime. Shumë të rinj kosovarë nuk pajtohen me marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë (19 prill 2013), dhe kanë marrë pjesë në protesta emocionale kundër marrëveshjes dhe elitave udhëheqëse.

Zgjidhja për këtë

Kosova ka nevojë për një afërsi armiqësore për ta kundërshtuar ekstremizmin e dhunshëm. Kjo afërsi armiqësore përfshinë:  parandalimin, de-radikalizimin, ri-integrimin. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm kërkon edhe masa tjera që i adresohen shkaktarëve kryesorë (si p.sh., vendeve të punës, edukimit, komunitetit etj.). Një pjesë tjetër e madhe si institucionet shtetërore, shoqëria civile, imamët, dhe donatorët ndërkombëtarë mund të ndihmojnë në ‘shërimin’ e radikalizmit.

Këto janë propozimet:

Edukim

– Investoni në sektorin e edukimit për të promovuar mendimin kritik dhe analitik. Mendimi kritik dhe analitik janë mburojë kundër ekstremizmit.

– Përmirësojeni sistemin e edukimit duke mbajtur trajnime pedagogjike dhe trajnime të tjera të ndryshme.

– Zgjeroni inspektimin rigoroz ndaj predikimeve religjioze në xhami.

Imamët

Krijoni një plan mësimor që pikë kyçe i ka mësimet paqësore dhe harmoninë shoqërore në Kuran dhe në hadithe.

– Inkurajoni një rol për imamët në atë mënyrë që besimtarët e mëdhenj të mos bien pre e radikalizmit.

– Monitoroni gjuhen e papranueshme nxitëse në predikime, dhe bëni që imamët të mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, transmeton lajmi.net.

– Merrni vendime ndëshkuese ndaj imamëve që nxisin ekstremizmin.

– Parandaloni imamët radikal të fitojnë status të njohur i cili mund të shpijë në një kult.

Zgjerohuni

– Zhvilloni takime me plotë imamë ku flitet për Islamin si një fe e paqes.

– Dialog me shoqërinë civile përmes organizatave bamirëse religjioze.

– Organizoni seminare dhe forume tjera të shoqërisë civile në Islam.

– Mobilizoni profesorët, mësuesit, liderët e komunitetit dhe imamët kredibil.

Zgjidhjet për problemet rrënjësore

– Krijoni një afërsi me bazë në komunitet.

– Theksoni fytyrat lokale dhe përpjekjet lokale për përkrahje.

– Instruktoni familjet që t’i kontrollojnë anëtarët familjarë që bëhen shumë të devotshëm në Islam.

Mediat

– Krijoni një platformë e cila i adresohet pyetjeve që rinia i ka rreth Islamit.

– Prodhoni video të shkurtra që i adresohen pyetjeve filozofike dhe ekzistenciale rreth mësimeve islamike, transmeton lajmi.net.

– Monitoroni dhe ndaloni ueb sajtet që kontribuojnë për radikalizim.

Strategjitë e sigurimit

– Implementoni një proces ekzaminues ndaj atyre që rikthehen nga territoret e kontrolluara nga ISIS.

– Dalloni aktivitetet rehabilituese nga puna e policisë.

– Sigurohuni që arrestimet nuk krijojnë martirë religjioz.

– Monitoroni kushtet e burgjeve për tu ruajtur nga formacionet e komuniteteve të radikalizuara në ato objekte.

– Bëni kontrolle inteligjente policore.

– Konsideroni një rol për imamët në marrjen e informatave, e që mund të përdoren nga autoritetet.

Ndërtoni kapacitet nacional

– Regjistroni BIK-un si entitet legal.

– Centralizoni financat e BIK-ut dhe rritni shqyrtimin e llogarive të saj nga autoritetet qendrore.

– Adaptoni një plan mësimor të standardizuar për xhamitë, që është subjekt i cili kontrollohet nga BIK-u dhe merret aprovimi i tyre, transmeton lajmi.net.

– Zgjerojeni BIK-un për t’i parandaluar individët të financojnë në ndërtimin e xhamive.

Ndërkombëtarizimi

– Monitoroni dhe rregulloni aktivitetet e TIKA-së, në mënyrë që t’i limitoni financat e saja në shkolla religjioze, ndërtime të xhamive, dhe rindërtime të strukturave osmane, transmeton lajmi.net.

– Mbani një afërsi regjionale duke i përfshirë edhe institucionet në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilët gjithashtu janë duke punuar kundër ekstremizmit.

– Zgjeroni ekspozimin e kosovarëve në shoqëritë Evropiane dhe vlerat Evropiane përmes liberalizimit të vizave.

– Inkurajoni një përfshirje më të madhe të SHBA-së në Kosovë. Amerikanët dhe shqiptarët e kanë një miqësi të fuqishme, gjë e cila mund të ndihmojë shumë në Kosovë.

– Shmangni rolet e dukshme për donatorët e huaj, dhe mirëpritni financimet e tyre për rehabilitim dhe aktivitete ri-integruese.

Parandalimi, de-radikalizimi, dhe ri-integrimi kërkojnë masa pro-aktive. Forcat Speciale të SHBA-së, së fundmi kanë marrë në posedim format regjistruese të ISIS-it, që përfshijnë rreth 22,00 emra, informacione të vendeve të origjinës dhe kapacitete të gjuhëve. Ky aset i inteligjencës mund të përdoret për të vendosur se cilët anëtarë të ISIS-it vijnë nga Kosova dhe do ndihmojnë në zhvillimin e një strategjie për të ndikuar tek ta, tek familjet e tyre dhe tek komunitetet.

Autorët: David L. Phillips, drejtor i programit për ndërtim të paqes dhe të drejtave në Universitetin e Kolumbisë për Studimin e të Drejtave Njerëzore.  Ndërsa Florian Qehaja është shef ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. (Analizë nga David L. Phillips dhe Florian Qehaja, e publikuar në The Huffington Post – në shqip nga lajmi.net)