Hudson Odoi refuzon pagën “marramendëse” të Chelsea, zgjedh skuadrën e ardhshme

Talenti premtues i Chelsea, Hudson Odoi duket se ka marrë vendimin e tij për të ardhmen.

Sport

20/01/2019 08:00

Odoi raportohet të ketë refuzuar një pagë të “çmendur” prej 85 mijë funteve në javë nga Chelsea.

“Daily Mail” shkruan se i riu ka vendosur që t’i bashkohet gjigantit gjerman, Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

18 vjeçari duket se për prioritet ka paraqitjen e rregullt në skuadrën e parë, dhe beson se Bundesliga do ta ndihmojë të përmirësohet shumë.

Kujtojmë se Chelsea më parë ka refuzuar dy oferta të bavarezëve për të riun premtues, oferta e fundit e cila përmbante 35 milionë euro.

Mbetet të shihet deri në fund të këtij afati kalimtar nëse Bayern  do të arrijë ta kompletojë transferimin e lojtarit. /Lajmi.net/