Hudhra, ilaç për forcim të flokëve

Shamponët dhe balsamët kundër rënies së flokëve që përmbajnë hudhër, ka kohë, që gjenden në treg.

Lifestyle

06/03/2018 16:01

Qëllimi i tyre është të ndalojnë dhe parandalojnë rënien e flokëve, që është e vërtetuar edhe shkencëtarisht se hudhra është shumë efektive për këtë problem.

Hudhra mund të përdoret si ilaç për shumë sëmundje. stimulon qarkullimin e gjakut, vepron si antiseptik dhe stimulon rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

Por si ta përdorni hudhrën për të parandaluar rënien e flokëve?

Merrni një thelb të hudhrës dhe shtypeni ose grijeni atë.

Merreni lëngun e hudhrës dhe vendoseni atë në zonat kritike ku keni rënie të flokëve apo në gjithë kokën. Lëreni lëngun të qëndrojë kështu për rreth një orë përpara se të lani flokët tuaj me shamponin e zakonshëm.

Hudhra mund të ketë një erë të fortë dhe specifike, por besoni, se kjo është një mënyrë efektive për parandalimin e rënies së flokëve.

Përdoreni këtë lëng jo më shumë se dy herë në javë. Pas një muaji të këtij trajtimi, ju do të vini re ndryshimin në flokët tuaj!