Huawei sjell dy telefona të rinj

Prodhuesi Huawei duket se e ka ndërmend t’i bëjë konkurrencë rivalit Xiaomi dhe i ka dhënë puls të ri telefonave të tij të llojit “Honor”, i projektuar për t’ju përshtatur tregut dhe kostos ekonomike. Telefonat e rinj Honor 3X e Honor 3C do ta kenë një dizajn të thjeshtë dhe elegant, me stil më të…

Auto & Tek

27/12/2013 06:30

Prodhuesi Huawei duket se e ka ndërmend t’i bëjë konkurrencë rivalit Xiaomi dhe i ka dhënë puls të ri telefonave të tij të llojit “Honor”, i projektuar për t’ju përshtatur tregut dhe kostos ekonomike.

Telefonat e rinj Honor 3X e Honor 3C do ta kenë një dizajn të thjeshtë dhe elegant, me stil më të mirë se ata të Xiaomi, ndërsa e posedojnë një procesor më të fuqishëm se MediaTek dhe e mundësojnë përdorimin e dy SIM kartelave.

Modeli Honor 3X ka një ekran IPS me 5,5 inç, rezolucion 1.280 x 720 pikselë dhe e ka një procesor 1,7 GHz (MT6592) dhe RAM memorie 2 GB.

Prodhuesi njofton se telefoni posedon rezolucion Full HD me një ekran me ndjeshmëri të lartë (mund të përdoret me dorëza), duke e rritur energjinë prej 20 për qind dhe shumica e njerëzve vështirë se mund ta gjejnë dallimin e ekranit me rezolucion Full HD dhe ekranit me 5 inç.

Një telefon i tillë kushton 280 dollarë. Kurse, modeli Honor 3C ka specifika tjera. Ai ka ekran 5 inç dhe rezolucion HD, procesor ‘quad-core’ me 1,3 GHz, bateri 2.300 mAh dhe me kamerë 8 megapikselë, kurse kamera e përparme ka 5 megapikselë.

Ky telefon përmban një memorie prej 8 GB dhe mund të përdoret me dy SIM kartela. Ka në dispozicion 1 GB RAM. Për momentin nuk kanë dalë në tregun ndërkombëtar këta dy modele të telefonave, por pa dyshim se janë mjaft interesantë dhe njerëzit mund ta mirëpresin këtë ofertë të re të Huawei. Prodhuesit tjerë si Xiaomi, Jiayu, apo Meizu, duhet të jenë të kujdesshëm…