Huawei mund të dal në treg me një smartphone të palosshëm më shpejtë se Samsung

Grupi kinez dëshiron të bëhet kompania e parë për të nisur një smartphone palosshëm.

Auto & Tek

26/07/2018 23:17

Sipas një raporti nga Nikkei , Huawei është gati për të ardhur para Samsung në treg me një smartphone të palosshëm paraprakisht. Sipas burimeve, Huawei dëshiron të kaloi Samsungun në çdo rast, transmeton lajmi.net.

Një burim i cituar nga Nikkei flet vetëm për 20,000-30,000 copë. Kur pikërisht telefoni celular i palosshëm duhet të vijë është ende e paqartë. Burimet flasin për nisjen e tregut në 2019, siç planifikon edhe Samsung , por “shumë herët” gjatë vitit. /Lajmi.net/