Huawei Mate 8, celulari me baterinë më të mirë (Foto)

A e dini kush ka qenë prodhuesi i tretë më i madh i celularëve në botë përreth tri vite? Huawei, sigurisht.

Auto & Tek

27/11/2015 17:10

Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Xiaomi dhe Lenovo, kompania Huawei po vazhdon të prodhojë celularë të dobishëm.

Celulari më i fundit 6-inç, Huawei Mate 8, mund të jetë shumë i madh për disa, por përveç se ka specifika të mahnitshme, ka edhe një bateri mjaft të mirë, transmeton lajmi.net.

Mate 8 vjen me një procesor tetë-bërthamësh dhe një bashkë-procesor për grafikë. Ka një lexues të shenjave të gishtit dhe një kamerë 16MGP; dhe një kamerë për selfie 8MGP.

Huawei-Mate-81

Celulari prej alumini vjen në disa koniguracione, 3 ose 4GB RAM dhe 32/64/128GB memorie të magazinimit. Çfarë është më e rëndësishme të ceket, bateria e këtij celulari mbushet nga 0% në 50% për vetëm 5 minuta. (lajmi.net)