Huawei hyn në tregun e kompjuterëve

Pas smartphone dhe tablet, Huawei fuqizon ende ofertën e tij “mobile” në sulmin e saj të parë në treg me kompjuter personal.

Auto & Tek

25/05/2017 14:22

Pas tabletit të parë të konvertueshëm, publikuar një vit më parë, shoqëria kineze trefishon fuqitë dhe nxjerr tre Matebook të reja me Windows 10, tableti i ri d në 1 MateBook E dhe dy notebook, Matebook X dhe MateBook D. Risia është bërë e ditur në eventin botëror në Berlin.

Të tre funksionojnë me versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoft. Procesorët janë Intel dhe sistemi audio i markës Dolby.  Kjo tregon se “Huawei me MateBook e parë nuk ka bërë një publikim rastësor”, shpjegon Pier Giorgio Furcas, zv.menaxheri i përgjithshëm i Huawei.

Përkundrazi, një tentativë qasjeje në “tregun që vit pas viti ka filluar të japë kënaqëxi në drejtim të njësive, krahasuar me sektorin total të tabletëve dhe Pc që shënojnë disa shenja negative”.

Megjithatë kjo është një sfidë ambicioze duke patur parasysh se tregun botëror të kompjuterëve të dominua nga Lenovo, sapo ka mbyllur një tjetër trimestër në rënie, asnjëherë kaq e ulët që nga viti 2007, sipas të dhënave të Gartner.

Përveç kolosëve Lenovo, HP, Dell, ASUS, Matebook i ri sfidon edhe Microsoft, që pikërisht dje ka publikuar edhe modelin e ri të Surface Pro dhe së shpejti konkurrencës do i shtohet edhe lloji i ri i MacBook i Apple.