Huawei arrin Apple në Evropë

Prodhuesi kinez, i cili po përballet me vështirësi në SHBA, është në rritje në Evropë.

Auto & Tek

25/08/2018 16:18

Sipas studiuesit të tregut IDC, Huawei arriti Apple në Evropë në shitje të smartfonëve në tremujorin e dytë të këtij viti , raporton The Verge, transmeton lajmi.net.

Në total, 6.7 milionë smartphones Huawei u shitën në Evropë në prill, maj dhe qershor , shumica e tyre nga serie P20.

Rritja e prodhuesit është në kurriz të Apple dhe Samsung . Të dy kanë humbur pjesën e tregut në Evropë . Samsung vazhdon të jetë numër një me një pjesë tregu prej 32.4 përqind. Apple është renditur e treta me 22.5 për qind. Shumë prapa në vendin e katërt është Xiaomi me një pjesëmarrje në treg prej 3.8 për qind. /Lajmi.net/