HTTP/2: Rruga për një internet shumë të shpejtë për të gjithë

Një protokoll i ri do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si kompjuterët lidhen në internet.

Auto & Tek

19/02/2015 16:05

HTTP/2, një versioni i ri i protokollit që lejon kompjuterët të shkarkojnë informacione nga interneti, është aprovuar formalisht dhe mund të rritë shpejtësinë e web-it për të gjithë.

Grupi prapa protokollit e bërë të ditur këtë lajm sot në mëngjes, për të cilin u tha se është duke u punuar shumë dhe së shpejti pritet që të futet në verifikim edhe njëherë për t’u lansuar më pas për të gjithë, transmeton Lajmi.net.

Ky protokoll është punuar nga Google, dhe është quajtur ‘SPDY’ – i cili ka kuptimin e ‘speedy’ (i shpejtë) – dhe i cili ka qenë duke e përshpejtuar internetin për disa përdorues duke mos e ditur këtë.

HTTP/2 dhe SPDY, që të dy bashkë e ndihmojnë shfletimin në internet duke lëvizur më shpejtë nëpër portet e internetit, për të cilat përdoruesit bëjnë kërkesa në serverë, duke i lejuar ata më pas për të punuar me shumë numra në të njëjtën kohë.

SPDY është tashmë i integruar në Chrome, Internet Explorer dhe Firefox. Webfaqe të mëdha duke përfshirë edhe vetë Google, së bashku me Twitter dhe Facebook, do ta përdorin këtë protokoll për të përshpejtuar lidhjet në shfletues.

HTTP/2 do të sjellë teknologjitë të cilat lejojnë protokollin të punojë për të gjithë, gjatë gjithë kohës.