HTC lanson celularin One 8s

HTC ka lansuar një pajisje të re të quajtur HTC One 8s e cila ka një përzierje të veçorive të reja dhe të vjetra të një celulari të rangut të mesëm.

Auto & Tek

02/04/2015 19:28

Sipas CNET, celulari ka një ekran 5 inç dhe është i lakuar me një trup metalik. Ekrani i tij vjen me një rezolucion prej 1920×1080 piksel.

HTC One 8s punon përmes versionit Android 5.0 Lollipop dhe vjen me një kamerë 13 megapiksel me një aparaturë f/2.0 dhe lente 28mm, transmeton Lajmi.net.

Video incizimet mund të bëhen në HD me 1080 piksel. Ka një kamerë tjetër përpara 5 megapiksel, e cila gjithashtu bën video incizime në HD me 1080 piksel.

f69acba1-1b6c-40e7-ab5a-8042a796b59bwallpaper1

Ngjashëm si celularët e tjerë të HTC, One 8s ka të integruar zmadhuesit e zërit BoomSound në pjesën e përparme të tij që premton zë më të pastër dhe më të lartë.

HTC One 8s punon me procesorin e Qualcomm – Snapdragon 615 64-bit, ku katër bërthama punojnë në 1.7GHz dhe katër në 1.0GHz. One 8s mbështetë mbushje të shpejtë, dhe një bateri më të qëndrueshme, transmeton Lajmi.net.

Kjo bateri ka një kapacitet 2,840mAh dhe vlerësohet se e mbanë energjinë deri në 20 orë edhe në 3G. One 8s mbështetë gjithashtu NFC, Bluetooth 4.1 dhe Wi-Fi. Çmimi i celularit nuk është bërë ende i ditur.