HTC zyrtarisht lanson celularin One Mini 2

HTC ka lansuar sot zyrtarisht një version më të vogël të celularëve të tij One, celular ky që ishte paralajmëruar më parë por që nuk do të jetë i gatshëm në SHBA.

Auto & Tek

15/05/2014 23:11

HTC tani ka tre lloje në formacionin e celularëve të tij: One, Max dhe Mini. Prej se HTC kishte lansuar modelin M8, firma kishte paralajmëruar se ishte duke përgatitur një celular mini, të quajtur HTC One Mini 2 i cili u zyrtarizua sot në Londër.

HTC One Mini 2, njëjtë si origjinali HTC One Mini, është më i vogël në madhësi, dhe më i lirë në çmim se HTC One M8.

Celulari vepron përmes një procesori 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe ka një ekran 4.5 inç në 720 piksel.

Veç këtyre, celulari ka një hapsirë për ruajtjen e të dhënave prej 16GB me mundësi të kyçjes së një karte mikroSD. Në pjesën e përparme të tij ka dy nxjerrës të zërit BoomSound, dhe një bateri 2100 Mah.

Ndryshe nga One Mini, ky celularë ka një kamerë 13 megapiksel prapa dhe një kamerë 5 megapiksel para.