HTC zbulon celularin One E8

Duket se HTC nuk është e lumtur duke ofruar vetëm modelin One Mini 2 së fundmi tek klientët të cilët dëshirojnë që të mos shpenzohen shumë me One M8, kështu që ka lansuar modelin One E8, një celularë më i përballueshëm.

Auto & Tek

04/06/2014 13:03

Celulari përmbanë shumë karakteristika të reja dhe ato në M8, që i bashkon ato në një trup të ndërtuar nga polikarbonati.

Ky celularë është njohur edhe si M8 Ace, dhe është gjithashtu pajisja e lakuar që HTC kishte shfaqur imazhe koncepte më herët në Twitter.

Ekrani është i njëjtë 5 inç, me 1080 piksel dhe me një procesorë 801 që do të veprojë me sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

Celulari E8 ka një kamerë 13 megapiksel prapa dhe një kamerë në formën e zgjeruar të imazhit me 5 megapiksel që kujdeset që përdoruesit të bëjnë fotografi në stilin selfie më lehtë.

Në përfundim të karakteristikave të celularit vihet në dukje se memorie interne do të ketë rreth 2GB RAM, 16GB të hapsirës për ruajtjen e të dhënave, një kartë MicroSD, bateri 2600mAh dhe në disa vende, mbështetje për dy kartela të operatorit.

HTC nuk ka bërë të ditur se kur dhe ku do të lansohet One E8.