HTC One Max

HTC sapo ka debutuar me modelin më të ri One Max me sistem operativ Android, me një ekran 5.9 inch dhe rezolucion 1080p. Stili i këtij telefoni të mençur është i ngjashëm me serine One të cilët kanë mbështjellës nga alumini. One Max punon me Android 4.3 Jelly Bean dhe Sense 5.5 UI. Ky do…

Auto & Tek

14/10/2013 20:43

HTC sapo ka debutuar me modelin më të ri One Max me sistem operativ Android, me një ekran 5.9 inch dhe rezolucion 1080p. Stili i këtij telefoni të mençur është i ngjashëm me serine One të cilët kanë mbështjellës nga alumini.

One Max punon me Android 4.3 Jelly Bean dhe Sense 5.5 UI. Ky do të jetë telefoni më i madh i HTC-së në treg. Në brendi ky telefon fuqizohet me procesor Snapdragon 600 dhe me 2GB RAM, risia më interesante është tek lexuesi i shenjave të gishtërinjve i cili shfrytëzohet për rritje të sigurisë së telefonit.

Vjen me hapësire interne prej 16 dhe 32 GB ku mund ti shtohet edhe Micro SD kartela deri në 64GB. HTC One Max do të dal në shitje në javën tjetër në Angli dhe në Amerikë.