HTC me katër modele të reja të linjës Desire

HTC ka njoftuar sot se do të sjell katër modele të reja të telefonave të rinj në tregun amerikan gjatë këtij muaji, të cilët do të jenë pjesë e linjës së njohur të kompanisë, Desire.

Auto & Tek

15/07/2015 14:42

Me fjalë të tjera, konstruksioni i ri nga polikarboni me ngjyra të ndritshme dhe gjuhë të dizajnit vjen si pjesë e HTC.

Secili nga këto modele të reja do të jetë i fuqizuar me procesor katër bërthamor Qualcomm Snapdragon 210, bateri me 2,000 mAh dhe kamerë të pasme 8 megapiksel.

Më poshtë gjeni specifikat e veçanta për secilin model të ri të telefonit HTC Desire:
– Desire 520 ka ekran 4.5 inç me 480piksel
– Desire 526 ka ekran më të madh prej 4.7 inç, me teknologji QHD dhe rezolucion prej 960×540 pikselësh
– Desire 626 ka ekran 5 inç prej 720 pikselëve dhe kamerë frontale prej 5 megapiksel;

HTC ende nuk ka dhënë detaje mbi dallimin e çmimit mes paisjeve të reja të linjës Desire. (Telegrafi)