HTC lanson telefonin Desire 400

HTC i ka befasuar të gjithë, me lansimin e telefonit të ri të rangut të mesëm, Desire 400 me dy kartela. Kompania tajvaneze e ka listuar në heshtje telefonin e ri HTC Desire 400 në uebfaqes ruse dhe ukrainase. Për momentin nuk ka fjalë rreth shumës së këtij telefoni, i cili ka ekranin 4.3 inç…

Auto & Tek

24/12/2013 06:30

HTC i ka befasuar të gjithë, me lansimin e telefonit të ri të rangut të mesëm, Desire 400 me dy kartela. Kompania tajvaneze e ka listuar në heshtje telefonin e ri HTC Desire 400 në uebfaqes ruse dhe ukrainase. Për momentin nuk ka fjalë rreth shumës së këtij telefoni, i cili ka ekranin 4.3 inç me rezolucion 480 x 800 pikselë, i mbështetur nga procesori 4-bërtahmor 1.2 GHz Snapdragon 400 dhe 1 GB RAM memorie.

Edhe ky model ka të integruar dy kamera, frontalen 1.6 Megapikselë dhe të pasmen 8 Megapikselë. Hapësira e brendshme për ruajte të shënimeve është vetëm 4 GB. Kjo tregon se patjetër duhet të vendoset një SD kartelë për ta zgjeruar hapësirën për ruajtën e shënimeve si dhe instalimin e aplikacioneve. HTC Desire 400 po ashtu ka të integruar edhe baterinë e fuqisë prej 1800 mAh.