HTC 11, telefon inovativ me ngjeshje (Foto)

Kompania HTC gjithnjë ka ditur të sjellë risi me telefonat e saj.

Auto & Tek

16/05/2017 13:14

HTC kishte prodhuar telefonin e parë Android, telefonin e parë 4G e telefonin e parë Windows Phone, njofton PCWorld.al.

Ndërsa tani me modelin e ri të quajtur HTC 11, kjo kompani ka krijuar që ky telefon edhe mund të ‘ngjishet’ si një shishe keqapi.

Në anët e telefonit janë disa sensorë të cilët u përgjigjen komandave të ndryshme. Ky gjest ofron një sërë komandash si hapje aplikacionesh deri tek hapja e kamerës selfie.

Një ngjeshje e shpejtë kalon nga kamera para në atë të pasme, ndërsa një ngjeshje e vazhdueshme kap disa imazhe njëherazi.

Telefoni ka ekran 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440. Fuqia e tij vjen nga procesori Snapdragon 835 me Android 7.1 dhe bateri 3,000 mAh.

Çmimi i këtij smartfoni pritet të sillet rreth 650 euro.

img_1785-1200x800 img_1787-1200x800 ocean_6v_amazingsilver-squeeze-ui-demo-1200x2051-599x1024