HRW: FBI pagoi myslimanët të kryenin akte terroriste!

Në shumë "operacione kurthe" pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-ve (FBI) ka inkurajuar, dhe nganjëherë edhe ka paguar myslimanët për të kryer akte terroriste, thotë raporti i organizatës “Human Rights Watch” (HRW). 

Bota

22/07/2014 14:17

“Larg nga mbrojtja e amerikanëve, duke përfshirë myslimanët amerikanë, nga kërcënimi i terrorizmit, në politikat e dokumentuara në këtë raport kemi shmangie të zbatimit të ligjit nga ndjekja e kërcënimeve të vërteta”, thuhet në raportin e Human Rights Watch. 

Ndihmuar nga Instituti i të Drejtave të Njeriut i Shkollës Juridike të Universitetit Columbia, Human Rights Watch ka shqyrtuar 27 raste nga hulumtimi gjykimeve, intervistimi i 215 personave, duke përfshirë edhe të akuzuar ose të dënuar në rastet e terrorizmit, të afërmit e tyre, avokatët mbrojtës, prokurorët dhe gjyqtarët. 

“Në disa raste, FBI mund të ketë krijuar terroristë nga individë të cilët i binden ligjit, duke i sugjeruar ata që të ndërmarrin veprime terroriste, apo duke i inkurajuar ata që të veprojnë në këtë drejtim”, thotë raporti i HRW, raporton agjencia e lajmeve AP. 

Në rastet e studiuara, gjysma e dënimeve kanë rezultuar si “Operacione kurthe” dhe në 30 për qind të këtyre rasteve del të ketë qenë i përfshirë një agjent i FBI, i cili ka luajtur rol aktiv në komplot. 

HRW ka akuzuar shpesh FBI për “rekrutimin” e njerëzve me probleme të shëndetit mendor apo me koeficient të ulët të inteligjencës. 

“Qeveria e SHBA-ve duhet të ndalojë t’i trajtojë myslimanët amerikanë si ‘terroristë të ardhshëm’”, thuhet në fund të raportit të kësaj organizate globale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (lajmi.net)