Hradinaj thotë se Thaçi takohet me njerëz si Radojçiqi në Prishtinë e Bruksel

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se presidentit Hashim Thaçi takohet në Prishtinë e Bruksel me njerëz si Millan Radojçiq, nënkryetarin e Listës Serbe.

Lajme

09/10/2018 15:31

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri, pasi që presidenti Thaçi gjatë ditës së djeshme deklaroi se Haradinaj takohet me Radojçiqin, raporton lajmi.net

Haradinaj në konferencën për media, ka mohuar se i ka ofruar Radojçiqit pozitën e kryetarit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka lutur Agim Bahtirin që të ketë kujdes me organizimin e protestave, ngase siç ka thënë ai askush nuk ka të drejtë të krijojë incidente.

Ai po ashtu ka thënë se në lidhje me deklaratat e Thaçit për rrëzim të Qeverisë nuk ka folur me askënd deri më tani. /Lajmi.net/