HP prezanton laptopin e dedikuar për lojëra

Laptopi i quajtur Omen është i dizajnuar që tu japë përdoruesve atë çfarë ata dëshirojnë për lojëra.

Auto & Tek

05/11/2014 11:39

HP nuk është një kompani që është e lidhur në mënyrë direkte me makinat e fuqisë së lartë për lojëra, por është duke kërkuar që ta ndryshojë këtë përceptim me laptopin e ri Omen.

Omen është një krijim enkas për lojëra, dhe për ta mundësuar eksperiencën më të mirë të lojërave ai e ka një procesor i7 dhe një kartelë grafike Nvidia GTX 860m, transmeton Lajmi.net.

Ky laptop vjen me një çmim prej $1,499 dhe është i gatshëm për tu porositur online nga dyqanet e HP duke filluar nga sot.

Me një ekran 15 inç, kornizë të hollë 19.9mm dhe një peshë prej 3kg, Omen është duke e rivalizuar direkt laptopin për lojëra nga Razer.