HP lanson Sprout, kompjuterin e së ardhmes (Video)

HP ka bërë një hap të egër në ri-krijimin e një kompjuteri personal, duke i hequr tastierën dhe miun për t'i bashkëngjitur një skaner 3D dhe një projektor, për të krijuar më pas një pajisje 'të gjitha në një' që mund t'i rrisë shitjet e kompanisë.

Auto & Tek

02/11/2014 22:17

Kompjuteri i ri desktop, i quajtur Sprout, që do të jetë i njohur si ‘i pa zakontë’, ‘kompjuter i së ardhmes’ dhe ‘i egër’, do të del në shitje në SHBA të mërkurën, duke kushtuar $1899.

Ashtu si shumë nga rivalët e tij, HP është duke u përpjekur me biznesin e kompjuterëve personal që ende e përbëjnë gjysmën e të ardhurave të kompanisë, transmeton Lajmi.net.

HP shpreson të marrë veten me ri-dizajnimin e kompjuterëve të vjetër, edhe pse është duke u kujdesur që çmimet mos të shkojnë shumë poshtë.

Kompjuteri Sprout i HP përmban sistemin Windows dhe mund të kontrollohet përmes një senszori që vepron ngjajshëm si një mi gjigand. HP vë bast që përdoruesit do të preferojnë këtë kontrollim të kompjuterit me prekje në nivel tryeze se sa në ekran, transmeton Lajmi.net.

Është ndarja më e madhe e një kompjuteri tradicional nga tastiera dhe miu, duke pasur kështu një skanues me ekran të montuar 3D dhe një projektor që krijon imazhe dixhitale të objekteve të vendosura në mat.

Ajo gjithashtu projekton edhe imazhe mbi desktop, ku një përdorues mund ta editojë atë me një prekje.