HP do të lansojë një orë të mençur

Orët e mençur janë bërë të zakonshme këto ditë. LG, Samsung dhe Sony që të gjitha kanë zbuluar orët e tyre kohët e fundit, duke përshirë edhe Motorola këtë verë. Apple dhe HTC priten që t'i bashkohen këtij ritmi më vonë këtë vit, gjithashtu.

Auto & Tek

04/08/2014 22:33

HP mund të mos jetë kompania e parë që krijon orë të mençur, por është kompania e parë që është në partneritet me dizajnerin e famshëm Michael Bastian, për të krijuar përshtypje të madhe tek blerësit.

Ora e mençur do të emrohet më pas, por do të duket sikur të gjitha orat e tjera luksoze që janë në treg sot.

Ora e rrumbullakët do të jetë e rrethuar me një kornizë të pandryshkshme 44m, me rripat e gatshëm në ngjyrë të zezë, kafe ose të gjelbër.

Ora do të ketë përputhshmëri me Android dhe iOS, duke ju dhënë përdoruesve mundësinë për t’i shikuar njoftimet të tilla si mesazhe, thirrje, dhe gjithashtu për të kontrolluar listën e muzikave.

HP pritet ta lansojë orën shumë shpejtë, me detaje të tjera për çmimin.