Hoyt Yee të hënën viziton Shkupin

Hoyt Yee, zëvendës ndihmës Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të hënën vjen në Shkup në takim me elitën politike në vend, mëson jozyrtarisht Televizioni 24 nga partitë në Kuvend.

Lajme

25/04/2017 21:11

Sipas informatave jozyrtare, është planifikuar që ai të ketë më shumë takime në Maqedoni.

Ai vjen pasi javën e kaluar Departamenti i Shtetit amerikan kërkoi urgjentisht të zhbllokohet procesi dhe njoftoi sanksione për politikanët që do të bllokojnë zgjidhjen e qeverisë së re në Maqedoni.