Hoxhaj: Votimi në LIBE hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë. 

Lajme

30/08/2018 14:34

Ai ka kujtuar për rendësinë e votimit në LIBE pro liberalizimit për kosovarët.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë votimi i sotëm në favor të Kosovës nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian – LIBE, duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa pengesa dhe jam i lumtur që kjo do të ndodh shumë shpejt”, ka shkruar Enver Hoxhaj në facebook.