Hoxhaj viziton Berlinin, kapitull të ri me Gjermaninë për bashkëpunimin ekonomik (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani ku në fokus të agjendës së tij janë takimet me homologun e tij gjerman, Walter Steinemier, zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe udhëheqës të tjerë politik dhe ekonomik.

Lajme

21/07/2016 19:25

Në ditën e parë të vizitës, Hoxhaj ka takuar Michael Harms, Drejtor i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane për të diskutuar mundësinë e rritjes së investimeve gjermane dhe njëkohësisht thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.  Hoxhaj ka deklaruar pas takimeve, se po e viziton Berlinin për të shtyrë përpara një kapitull të ri të bashkëpunimit që në fokus ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Jam për vizitë në Berlin si një mik i Gjermanisë dhe për të konfirmuar lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve. Pas përkrahjes së madhe në çlirimin, rindërtimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës nga ana e Gjermanisë, konsideroj se duhet të hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve e që ka si prioritet bashkëpunimin ekonomik. Dhe për këtë do të angazhohem me të gjitha kapacitetet e mija” ka deklaruar Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar, ka zhvilluar një takim edhe me Frank Priess, zëvendësdrejtor i Konrad Adenauer Stiftung për Evropë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e zgjerimit të fushë-veprimtarisë dhe përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë.

Hoxhaj, ka thënë se “përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni do të ishte shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe Prof. Dr. Michael Stürmer, botues, kryeredaktor dhe historian i njohur gjerman dhe përkrahës i çështjes së Kosovës. Në agjendë të vizitës së tij, Hoxhaj do të takohet të premten edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier.

d6480441-444f-4f49-98e3-ecab99b74071 c6007be3-9d2a-4a03-ac63-542f1a6e0977  879f45f6-3192-4741-8380-0142702307e8 4f9ec8e0-4d5d-4f4a-b18c-c981a7145cdf