Hoxhaj: Veseli është kandidati ynë i preferuar për kryeparlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Ai ka thënë se kryetari i kësaj partie, kadri veseli është i preferuari i tyre për kryeparlamentar, por ka thënë se duhet ët pritet deri më 3 gusht.

Lajme

27/07/2017 13:16

Hoxhaj ka thënë se shpreson që Lista Serbe do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) për formimin e Qeverisë.

“Shpresoj që këta do të jenë pjesë e koalicionit së bashku me PAN-in. Veseli dhe Haradinaj kanë pasur disa takime me përfaqësues te Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera…  Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli por pritni më 3 gusht pasi me këtë datë fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet. Në jetën politike ka fakte dhe ka interpretime mbi fakte. Faktet janë që koalicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit. Ne jemi shumica parlamentare dhe ne kemi të drejtë ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë”, është shprehur Hoxhaj. /Lajmi.net/