Hoxhaj uron Westrewellen

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i dërgon telegram urimi homologut të tij gjerman në përvjetorin e thyerjes së murit të Berlinit.

Lajme

03/10/2013 14:35

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle me rastin e 23 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë ditë të shënuar për popullin gjerman dhe mbarë botën demokratike.

“Vlerësoj rolin vendimtar në demokratizimin e Evropës dhe më gjerë, që pati rrëzimi i murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë më 3 Tetor 1990”, shkruan në një komunikatë të MPJ-së.

Ministri Hoxhaj me anë të këtij telegrami po ashtu ka theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën e madhe që po jep Gjermania për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.