Hoxhaj uron për marrëveshjen Athinë-Shkup: Progresi i Shkupit, progres edhe i Ballkanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar Greqinë dhe Maqedoninë për nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Lajme

17/06/2018 14:59

Marrëveshja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes 30 vjeçare në mes të Athinës dhe Shkupit, u nënshkrua sot zyrtarisht.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka përgëzuar ministrat Kotzias dhe Dimitrov për punën dhe vendosmërinë e treguar për përmbylljen e kësaj çështjeje.

Hoxhaj tha se kjo marrëveshje hap rrugën e qartë për integrimin Euro-Atlantik të Maqedonisë. Ai deklaroi se progresi i Shkupit me rrugën integruese përbën progres edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.